Vendosni fjalën kyçe....

2800 viktima në Izrael e Gaza, evakuohen qindra mijëra civilë


Të paktën 1,300 civilë dhe ushtarë janë vrarë në Izrael pasi Hamasi filloi një sulm të befasishëm të shtunën e shkuar, thanë të premten Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Në një përditësim, zëdhënësi i IDF-së nënkoloneli Jonathan Conricus shtoi se më shumë se 3,000 njerëz janë plagosur në sulmet terroriste.

Si kundërpërgjigje, Izraeli po godet Gazën me sulme ajrore, duke goditur qindra objektiva dhe duke i

kthyer në rrënoja lagjet. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, më shumë se 1500 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite.

Sipas OKB-së, numri i palestinezëve të zhvendosur në Gaza nga përplasja Izrael-Hamas është rritur në më shumë se 423,000, numër që përfaqëson mbi 20% të popullsisë së enklavës bregdetare të rrethuar.

Po kështu një numër i madh izraelitësh janë larguar nga banesat e tyre pas sulmit të Hamas-it.

Ndërkohë trupat izraelite janë përgatitur për ndërhyrje tokësore në Gaza e u kanë bërë thirrje civilëve që të zhvendosen nga veriu për në jug, për shkak të ndërhyrjes tokësore që pritet të nisë e që ka si objektiv ç’armatosjen e Hamas-it.

Konflikti i vazhdueshëm filloi kur grupi palestinez Hamas nisi operacionin ‘Al-Aksa Flood’, një sulm i befasishëm që përfshinte një breshëri lëshimesh raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.

Ushtria izraelite nisi operacionin ‘Shpata e Hekurt’ kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës si përgjigje. Deri tani mijëra civilë kanë humbur jetën nga të dyja palët.