Vendosni fjalën kyçe....

Situata në veri të Kosovës, dy senatorë amerikanë takojnë sot Osmanin dhe Kurtin


Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch dp të takohen sot  me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimit  nga Presidenca, Osmani, do t’i presë dy senatorët nga ora 9:15. Gjithashtu, në ora 10:00, Shaheen dhe Welch do të takohen me kryeministrin Kurti.

Është bërë e ditur se në të dy rastet do të ketë deklarata për media. Për vizitën e senatorëve amerikanë në Kosovë, njoftoi vetë Shaheen.

“Senatori Peter Welch dhe unë jemi në Ballkanin Perëndimor për të siguruar aleatët tanë se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështet aspiratat demokratike të kombeve të tyre. Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, ka shkruar ajo në “X”.