Vendosni fjalën kyçe....

PD dega 7 në fazën ri-organizuese, hap garën për drejtuesit vendor


Partia Demokratike Dega 7 ka hapur zyrtarisht garën për drejtuesit vendor të degës.  Faza e parë do jetë ajo e përzgjedhjes së Kryetarëve të Njësisë dhe Koordinatorët. Të gjithë ata anëtarë të PD Dega 7 Tiranë që duan të kandidojnë për funksionet e mësipërme, do duhet të shprehin interesin e tyre brenda datës 23 tetor pranë Sekretarit të Degës Besart Logu.

Sipas njoftimit, kjo garë vjen me qëllim ri-organizimin e plotë të Partisë dhe per ta përshtatur strukturën në zbatim të ndryshimeve statutore të miratuara në Kuvendit e PD të datës 2 shtator.

Njoftimi PD-së: Përshëndetje të nderuar demokratë të PD Dega 7 Tiranë!

Në mbështetje të neneve 4, 10, 22, 25, 29, 30, 32, 44, 45 dhe 52 të Statutit te PDSH-së, me qëllim ri-organizimin e plotë të Partisë dhe per ta përshtatur strukturën në zbatim të ndryshimeve statutore të miratuara në Kuvendit e PD më datë 02/09/2023, në zbatim të Vendimit të Kryesisë së PDSH nr.26 datë 13/09/2023 si dhe të Urdhërit nr.1 datë 14/09/2023 të Kryetarit të PDSH z.Lulzim Basha, ju njoftojmë se:

Partia Demokratike Dega 7 Tiranë ka hapur zyrtarisht garën për drejtuesit vendor të degës. Faza e parë do jetë ajo e përzgjedhjes së Kryetarëve të Njësisë dhe Kordinatorët.

Kështu, të gjithë ata anëtarë të PD Dega 7 Tiranë që duan të kandidojnë për funksionet e mësipërme, të shprehin interesin e tyre brenda datës 23.10.2023 pranë Sekretarit të Degës z.Besart Logu në adresën e emailit logu.besart@gmail.com.

Ndërsa votimi, do të mbahet brënda datës 31.10.2023 sipas një kalendari të miratuar nga grupi i punës i cili do të njoftohet në vijim.

Ju faleminderit!

Partia Demokratike Dega 7 Tiranë!