Vendosni fjalën kyçe....

Superliga dhe Kategoria e Parë, FSHF përcakton kalendarin e ndeshjeve për një muaj


FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Superiore”, nga java e 9-të e deri në javën e 13-të dhe të Kategorisë së Parë deri në javën e 12-të. Ndeshjet e javës së 9-të do të luhen të ndara në tre ditë, konkretisht më 21, 22 dhe 23 tetor, duke nisur me sfidën Skënderbeu – Vllaznia dhe do të mbyllet me duelin Erzeni – Partizani,  të hënën e 23 tetorit.

Ndërkaq, ndeshjet e javës së dhjetë do të luhen të ndara në dy ditë në datat 27 dhe 28 tetor, duke nisur me sfidën Kukësi – Vllaznia dhe duke ulur siparin me dy ndeshjet Teuta – Partizani dhe Skënderbeu – Egnatia, që do të zhvillohen në të njëjtën orar 17:00.

Gjithashtu u përcaktua edhe kalendarin e Kategorisë së Parë, nga java e 8-të deri në të 11-të. Ndeshjet e javës së 8-të do të luhen të ndara në dy ditë duke nisur me sfidën Flamurtari-AF Elbasani në datën 21 tetor, ndërsa pesë sfidat e tjera do të zhvillohen të dielën e 22 tetorit.