Një 33-vjeçare ka humbur jetën sot në qytetin e Durrësit, pasi u vetëhodh nga kati i tetë i një pallati.
E reja dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor për shkak të së cilës u hodh nga lartësia. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në lagjen nr.18, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tetë i një pallati, shtetasja A. B., 33 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.