Vendosni fjalën kyçe....

Dy persona humbin jetën nga aksidentet në Malësi të Madhe dhe Belsh


Dita e diel ka nisur me dy aksidente që i kanë marrë jetën dy personave.

Një 77-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet rreth orës 05:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik.

Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin E. I., 24 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut, ka përplasur shtetasin këmbësor M. P., 77 vjeç, banues në Omaraj, Malësi e Madhe.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Kuçovë-Belsh, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. K., 22 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga përplasja, ka ndërruar jetë në vendngjarje, shtetasi U. Sh., 37 vjeç, banues në Belsh, pasagjer, në këtë automjet.

Drejtuesi i automjetit shtetasi K. K., pasi kreu ekzaminimet në spital ku rezultoi pa probleme, u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, kreu ekzaminimet edhe pasagjeri tjetër 14 vjeç, dhe u largua për në banesë, pa probleme.