Vendosni fjalën kyçe....

Rama e Kurti veç e veç në stadium, Veliaj: Kryeministri e ka shtrirë dorën i pari në çdo takim, cic-micet…


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka komentuar qëndrimin veç e veç të kryeministrit Rama e atij të Kosovës Kurti në ndeshjen kualifikuese në ‘Air Albania’ mes Shqipërisë e Çekisë.

Ai tha se nuk kishte qenë në stadium, pasi e kishte ndjekur ndeshjen në shesh me qytetarët por theksoi se Rama e ka shtrirë përherë dorën i pari si në takime ashtu edhe samite. Po kështu Veliaj shtoi se nuk duhet qe cic-micet e vogla të zmadhohen.

“Unë nuk i di detajet pasi nuk isha në stadium, por e pashë ndeshjen e kombëtares në shesh me qytetarët. Misioni i të gjithëve ne nuk është të qëmtojmë alibi për të treguar se gjërat nuk shkojnë. Fakti që kryeministri i Kosovës ishte në stadium për të mbështetur kombëtaren tonë dhe jo për të vazhduar këtë lojën ne dhe ju, ne jemi të njëjtët. Në këtë sens nuk e di qëndrimin zyrtar, por di të të qeverisë dhe kryeministrit tim. Di që kryeministri dhe qeveria ime ka bërë atë që quhet ‘reaching out’, të shtrijë ai dorën e parë në çdo takim, samit. Si të shkojë për takime në Kosovë, kur pala tjetër ka pasur impenjime dhe nuk ka qenë e gatshme për ta mirëpritur. Do them që të paktën filozofinë e qeverisë time e kuptoj. Kemi qenë gjithmonë me dorë të shtritë. Nuk dua që këto lemza të vogla, cic-mice të hiperbolizohen. Gëzohem për këdo që vjen në Tiranë dhe për Albinin që vjen janë Tiranë.  Di që kryeministri reagoi dhe ne si bashki po ashtu. Të gjesh fajtorin te Tirana kur terroristët erdhën nga një vend tjetër është si të humbasësh pyllin për një pemë.” – tha Veliaj.