Vendosni fjalën kyçe....

Abbas distancohet nga Hamas-i: Nuk i përfaqëson palestinezët


Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmuod Abbas thotë se politikat dhe veprimet e Hamasit ‘nuk përfaqësojnë popullin palestinez’, raporton agjencia e lajmeve Wafa.

Duke folur me presidentin venezuelian Nicolas Maduro, Abbas tha se Organizata për Çlirimin e Palestinës është përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit palestinez.

Abbas gjithashtu bën thirrje për lirimin e ‘të burgosurve’ nga të dyja palët dhe përsërit pretendimin e tij se zhvendosja e banorëv të Gazës do përbënte një ‘Nakba të dytë’.

Agresioni izraelit kundër popullit palestinez duhet të ndalet, tha Abbas. Ky i fundit drejton fraksionin Fatah brenda Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).

Fatah dhe Hamasi, organizatat më të mëdha palestineze, kanë qenë në mosmarrëveshje që nga viti 2007, kur Hamasi islamik mori pushtetin në Rripin e Gazës me popullsi të dendur.

Ndikimi i Abbas në zonë është konsideruar i ulët që atëherë.

Ka pasur bisedime pajtimi mes dy grupeve prej vitesh po pa rezultat.

Hamasi është klasifikuar si organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.