Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet e ka çuar për gjykim Alda Klosin, ish-shefen e kabinetit të Arben Ahmetajt.
Ajo akuzohet për deklarim të rremë të shumës së parave që iu kapën pastrueses Rozeta Dobi, e cila deklaroi se i kishte marrë te banesa e Klosit. Po kështu ajo akuzohet edhe për deklarimin e rremë të një apartamenti.
Në gjyq kanë përfunduar edhe pastruesja Rozeta Dobi e i biri, Havier Dobi, të cilët akuzohen për vjedhje në bashkëpunim.
Ndaj Alda Klosit ka nisur edhe hetim pasuror si çështje më vete. Pas kapjes së shumës së madhe të parave prej rreth 404 mijë eurosh e 8500 dollarësh në banesën e pastrueses Dobi, Klosi mohoi se e gjitha shuma i përkiste asaj.
Ajo tha se vetëm 120 mijë euro ishin të sajat dhe se ato ua kishte marrë borxh familjarëve në SHBA për kurimin e një familjari.
Por pastruesja Rozeta Dobi tha se e gjithë shumë ishte marrë në shtëpin e Klosit dhe se kjo e fundit ia kishte lënë për t’i ruajtur dhe se kishin inskenuar bashkë vjedhjen e banesës.