SPAK ka lëshuar një akuzë të re për trafikim të lëndëve narkotike për Ramazan Rrajën, nipin e Rrahman Rrajës.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se akuza e re për trafikim droge është edhe për Plarent Dervishin, Gent alias Akil Nerjakun, Gent Pjetrin dhe Bashkim Haxhinë.
Raportohet se Prokuroria e ka bazuar akuzën e saj në dy ngarkesa me drogë të kapura në vitin 2020 dhe 2021.
Kujtojmë se i njëjti grup akuzohet edhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremi (Rrumi), ku mbeti i vrarë Andi Maloku.