Vendosni fjalën kyçe....

SPAK i kërkon “Meta-s” vendndodhjen e Arben Ahmetajt


Pas disa reagimeve në rrjetet sociale të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, lidhur me sulmet që po i bëhen atij, është aktivizuar Prokuroria e Posaçme.

SPAK ka kërkuar informacion te “Meta” e cila ka në pronësi rrjetin social Facebook për të gjetur vendndodhjen se nga publikon statuse Arben Ahmetaj.

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion “Facebook”, lidhur me vendndodhjen e ish kryeministrit. Pas reagimeve përmes rrjeteve sociale, SPAK i ka kërkuar informacion Facebook mbi vendndodhjen e Ahmetajt.

Klodiana Lala raporton se Prokuroria e Posaçme në letërporosi i ka drejtuar disa pyetjeve zyrave qendrore te kompanisë “Meta”.

Sipas të dhënave SPAK, ka kërkuar informacione mbi vendin ku është loguar llogaria e Ahmetajt, me qëllim gjurmimin e vendndodhjes së tij. Brenda një viti, Shqipëria ka mesatarisht 60 kërkesa të tilla ndaj kësaj kompanie ndërsa përgjigjet kanë qenë mesatarisht në 50%.

Ahemtaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve ndërkohë që vijon të mbajë mandatin e deputetit.