Vendosni fjalën kyçe....

Organizata e minoritetit grek takimin me kreun e INSTAT: Parregullsi gjatë Censit, të rregullohen 2 javët e mbetura


Bashkimi Demokratik i minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka zhvilluar një takim me kryetaren e INSTAT-it Elsa Dhuli lidhur me procesin e Censit, duke denoncuar disa parregullsi teksa ai është në zhvillim e sipër.

Sipas njoftimit për shtyp të Omonoia-s, takimi është kërkuar nga kjo e fundit, ndërsa gjatë tij janë parashtruar prova të argumentuara të shkeljeve gjatë procesit të mbledhjes së të dhënave në pjesët e ndeshme të pyetjeve siç janë ato mbi origjinën etnike greke, gjuhën amtare greke dhe besimin ortodoks.

Sipas njoftimit për shtyp, INSTAT nuk ndan të njëjat konsiderata me gjetjet e OMONOIA-s dhe se bëhet fjalë për raste të izoluara. Bashkimi i minoritetit grek thekson se bëhet fjalë për pakujdesi të qëllimshme të nëpunësve të regjistrimit, pezullim në zona të caktuara të procesit si dhe ushtrimin e njëfarë presioni psikologjik tek qytetarët që deklarojnë identitetin e tyre helenik.

Në fund të njoftimit OMONOIA kërkon që në dy javët e mbetura të Censit, nëpunësit kompetentë të regjistrimit të mbajnë shënim e regjistrojnë përgjigjet e tyre bazuar në parimin e vetëdeklarimit, të ketë një kontroll para futjes përfundimtare të të dhënave.

Deklaratën e plotë mund ta lexoni këtu: BDMEG-OMONOIA KOMUNIKATE PER SHTYPIN 17.10.2023