Vendosni fjalën kyçe....

Lideri i Hamas-it: SHBA-ja përgjegjëse për masakrën në spitalin e Gazës


Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për sulmin vdekjeprurës izraelit në spitalin al-Ahli në Gaza.

Kështu u shpreh lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, shkruan Al Jazeera.

“SHBA-ja mban përgjegjësinë e sulmit në spital për shkak të mbulimit që i jep agresionit izraelit”, tha Haniyeh.

Haniyeh shtoi se sulmi konfirmoi “brutalitetin” e Izraelit dhe shkallën e “humbjes” së tij pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Ai gjithashtu bëri thirrje që palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar të ngrihen kundër pushtimit izraelit.