Presidentja e Kosovës Osmani deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk ka asnjë bllokim të liberalizimit të vizave nga ana e Francës.
Duke komentuar lajmet mediatike lidhur me deklaratën e presidentit francez Macron gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Rama, kryetarja e shtetit të Kosovës tha se bëhej fjalë për një dallim në përkthim dhe se procesi nuk mund të pezullohet ligjërisht nga asnjë shtet i BE-së.
Osmania tha se procesi vijon dhe se liberalizimi i vizave të BE-së me Kosovën hyn në fuqi më 1 janar 2024.
“Është sqaruar tashmë. Drejtpërdrejtë na kanë njoftuar institucionet franceze, por edhe nga deklaratat e shumta, se ka qenë një lloj dallimi në përkthim. Ky proces nuk është pezulluar dhe ligjërisht s’mund të pezullohet nga një shtet. Jam e bindur se çfarëdo lloj qartësimi që kërkon presidenti Macron e institucionet franceze mund t’u japim ndërkohë dhe të heqim ndonjë lloj hezitimi që ata mund ta kenë. Por, procesi vazhdon e ky vendim hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024.” – tha Osmani për emisionin “Tempus” në KTV.