Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i të djathtës ekstreme në Poloni propozon ndalimin e të drejtës së grave për të votuar


Pas shfaqjes së dobët të partisë së tij në zgjedhjet e fundjavës, kreu i partisë së ekstremit të djathtë të Polonisë , deklaroi të martën se grave duhet t’u ndalohet votimi.  

“Gratë nuk duhet të kenë të drejtë vote,” i tha tabloidit Super Express në një intervistë Janusz Korwin-Mikke, i cili është i njohur për komentet anti-feministe, shkuran AA.

Korwin-Mikke nuk arriti të zgjidhet në zgjedhjet e së dielës në dhomën e ulët të parlamentit (Sejm). Partia e tij nuk arriti të mbajë votimin e saj të fortë gjatë verës prej rreth 14%, duke përfunduar me rreth gjysmën e kësaj, 7%, që do të thotë se në një koalicion me partinë aktuale në pushtet, Ligji dhe Drejtësia (PiS) nuk arriti të kalojë kuotën e kërkuar prej 50%.

Në distriktin zgjedhor numër 20 pranë Varshavës, fituesja e listës së Konfederatës ishte Karina Bosak, e cila filloi nga vendi i dytë pas Korwin-Mikke. Bosak,  gruaja e Krzysztof Bosak, një tjetër udhëheqëse e Konfederatës, mori 21,046 vota dhe Korwin-Mikke 9,836. Si rezultat, ai nuk do të zgjidhet deputet.  Korwin-Mikke tha për Super Express se ky rezultat vërteton pikën e tij. 

“Kjo është provë se gratë nuk duhet të kenë të drejtën e votës. Hidhini një sy rezultateve në Shtetet e Bashkuara: Trump do të kishte fituar nëse do të kishin votuar vetëm burrat, dhe nëse (vetëm) gratë do të kishin votuar, ai nuk do të kishte fituar në asnjë shtet,” tha ai.  

Në vitin 2017, Korwin-Wikke tha në Parlamentin Evropian se gratë janë ‘më të vogla, më të dobëta, më pak inteligjente’ dhe duhet të paguhen më pak.  

Komisioni Kombëtar Zgjedhor i Polonisë njoftoi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare pas numërimit të 99.92%. e votave. Ligji dhe Drejtësia (PiS) fituan 35.41%, Koalicioni Qytetar (KO) 30.67%, Rruga e Tretë 14.41%, E Majta e Re 8.60% dhe Konfederata 7.16%.

KO, Rruga e Tretë dhe e Majta e Re kanë shumë të përbashkëta zgjedhore, por edhe dallime që mund t’ua vështirësojnë bashkëpunimin në qeveri.  Andrzej Duda, presidenti miqësor i PiS, gjithashtu mund t’ua vështirësojë qeverisjen. Duda do të jetë kreu i shtetit edhe për dy vjet të tjera dhe do të jetë në gjendje të vërë veton ndaj ligjeve.

Për të kapërcyer veton e presidentit, nevojiten 276 nga 460 deputetë, por një KO, Rruga e Tretë dhe e Majta e Re nuk e arrijnë këtë me 28 vota.