Ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në mbledhje mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i partisë.
Në mbledhje, Rama u ndal tek bashkëpunimi mes grupit parlamentar dhe qeverisë për çështje me interes në mbledhje të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare. Sipas BalkanWeb , Rama foli për angazhimin e deputetëve në Kuvend si dhe në kontakte me qytetarët në terren.
Në grup, Rama diskutoi edhe mbi prioritetet e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm dhe kërkoi angazhim të deputetëve në diskutimin parlamentar të projektbuxhetit.
Gjithashtu grupi diskutoi edhe mbi organizimin e Kongresit të jashtëzakonshëm të PS-së që pritet të mblidhet të fillim të nëntorit.