Vendosni fjalën kyçe....

Grupi i Berishës vijon protestën brenda Kuvendit në errësirë: Dita e parë e betejës me gangsterët


Kreu i Rithemelimit të PD-së Berisha tha pas fikjes së dritave të Kuvendit e mbylljes së seancës se sot është dita e parë e përballjes me atë që e quajti ‘grup gangsterësh’, për deputetët e PS-së.

Ai tha se qeveria ka rekordet më të zeza në vjedhjen, varfërimin e mjerimin e shqiptarëve. Berisha e quajti ‘të vdekur’ parlamentarizmin teksa tha se është kthyer në një vegël të verbër të krimit të organizuar.

Kreu i Rithemelimit paralajmëroi se beteja nuk do jetë e lëhtë por duhet bërë patjetër.

“Si grup gangsterësh, fikën dritat dhe u larguan. Ata treguan se çfarë përfaqësojnë. Ju garantoj se në parlament do të zhvillohet një nga betejat. Kjo është dita e parë e betejës tonë, këtë betejë e kemi detyrë tonën. Kjo qeveri ka rekordet më të zeza në vjedhjen, varfërimin dhe mjerimin e shqiptarëve. Unë jam i bindur se qindra mijëra nga ju do donin të ishin brenda kësaj salle, por theksoj se sot gjer në rikthimin e votës së lirë, në parlament do luftojmë ne për ju. Aty ku vdes parlamentarizmi ky institucion kthehet në vegël të verbër të kreut të krimit të organizuar shqiptar, Edi Ramës. Kjo betejë nuk është e lehtë, por është absolutisht detyra jonë për t’u kryer. Do mbrojmë interesat kombëtare aty ku shkelen Kosova sot ka një qeveri demokratike, ka një kryeministër ndaj të cilit nuk rëndon asnjë lloj akuze që rëndojnë ndaj Vuçiçit apo Ramës.” – tha Berisha.