Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi që ditën e djeshme nga mbledhja me dyer të mbyllura me deputetët e tjerë opozitarë, se do të nisë një betejë prej vërteti ndaj kryeministrit Rama, pasi ky i fundit po tenton t’i emërojë opozitës vasalin e tij.
Berisha tha se do bëjnë qëndresë në parlament me të gjitha mjetet e mundshme civile, e jo më larg se seancën e sotme, ata bllokuan sallën e Kuvendit fizikisht, duke bërë që seanca të ndërpritet pas disa minutave.
Deputetët e opozitës edhe pas kësaj qëndruan në sallën e Kuvendit duke mos u larguar edhe nga ulja e automatit, duke ndenjtur në errësirë, e duke hyrë live në rrjetet sociale.
Por nga gazetarët, ish kryeministri Berisha është pyetur për fillimin e kësaj qëndrese dhe se si do jetë fati i saj, duke e krahasuar me revolucionin që ai nisi me anë të protestave.
Berisha shprehet për gazetarët se revolucionin muk e nisi dhe se ato ishin vetëm prova gjenerale.
Gazetarët: Po tani zoti Berisha, do të ketë fatin e revolucionit që nisët, me protesta?
Berisha: Nuk e nisa, thashë që do ta nis, por nuk e nisa.
Gazetarët: Revolucionin?
Berisha: Kjo është lëvizje, ato ishin prova gjenerale. E kisha thënë unë.