Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 55-vjeçarja në rrugën Peqin-Elbasan, dyshohet se u vetëhodh nga furgoni


Një 55-vjeçare ka humbur jetën në një aksident automobilstik në rrugën Peqin-Elbasan.

Ajo dyshohet se është vetëhedhur nga një mikrobus pasagjerësh në ecje.

Ngjarja ka ndodhur pranë Paprit rreth orës 8 e 45.

Viktima është identifikuar si Merushe Gjuzi nga Rrogozhina.

Ajo njihej si shitëse ambulante e misrave të pjekur.

Drejtuesi i furgonit është shoqëruar në polici për t’u pyetur mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë.

“Rreth orës 09:00, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, shtetasja M. Gj., rreth 50 vjeçe, ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi S. T., 30 vjeç, dyshohet se ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja M. Gj. ka humbur jetën. Drejtuesi i furgonit, shtetasi S. T., po shoqërohet në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.” – thuhet në njoftimin e policisë.