Policia e Tiranës vënë në pranga një 18-vjeçar, që prej dy ditësh ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste me armë zjarri një 16-vjeçar.
Mësohet është arrestuar dhe një bashkëpunëtor i tij, 19-vjeç, i cili dyshohet se e ka ndihmuar atë në realizimin e ngjarjes.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, më datë 18.10.2023, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
DVP Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Catch”.
Kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që u shpall në kërkim 2 ditë më parë, pasi tentoi të vriste me armë zjarri, një 16-vjeçar.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas tjetër, bashkëpunëtor i 18-vjeçarit, në këtë ngjarje.
Sekuestrohet automjeti që 2 autorët e dyshuar kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 18.10.2023, rreth orës 16:10, në rrugën “OSBE”, Kamëz, ku u tentua të vritej me armë zjarri një 16-vjeçar, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Catch”.
Si rezultat i këtij operacioni i bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: A. H., 18 vjeç dhe Xh. Ç., 19 vjeç, të dy banues në Kamëz.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, më datë 18.10.2023, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin 2 autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, njofton policia.