Vendosni fjalën kyçe....

57-vjeçarja u vetëhodh nga fugoni në aksin Peqin-Elbasan, policia arreston bashkëshortin


Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin M.GJ 68-vjeç banues në Rrogozhinë pasi dyshohet se i ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e shtetases M.Gj 57-vjeçe e cila u hodh ditën e djeshme nga dera e pasme e fugonit me të cilin udhëtonte në aksin Peqin-Elbasan.

57-vjeçarja gjeti vdekjen nga vetëhedhja ndërsa policia thotë se pas hetimeve dyshohet se dhuna psikologjike e ushtruar nga bashkëshorti ka ndikuar te shtetasja për të kryer aktin e vetëhedhjes.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, ku humbi jetën shtetasja M. Gj., 57 vjeçe, si pasojë e vetëhedhjes nga dera e pasme e fugonit për pasagjerë, me të cilin udhëtonte, ju informojmë se: Pas hetimeve të thelluara për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga bashkëshortin e 57-vjeçares, shtetasin M. Gj., 68 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e shtetases M. Gj., e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.