Pesëshja e emisarëve perëndimorë ka arritur në Beograd. Ka nisur tashmë takimi me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, shkruajnë mediat serbe.
Kujtojmë se “Pesëshja” e udhëhequr nga Lajçak, pjesë e së cilës ishin Escobar, Plotner, Bone dhe Cattaneo gjatë paradites kanë qëndruar në Prishtinë ku janë takuar me kryeministrin Albin Kurti, të cilit i kanë propozuar edhe një plan të ri për dialogun Kosovë-Serbi.
Në një deklaratë të zhvilluar më herët Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar se sot ndoshta do të jetë një nga ditët më të vështira për të dhe për Serbinë.