Një ditë pasi SPAK i caktoi masën ‘detyrim paraqitje’, sot në orët e para të mëngjesit forca policie janë parë të hyjnë dhe dalin brenda pallatit të ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Pranë shtëpisë së Berishës ndodhet një patrullë e forcave, “Shqiponja”.
Sali Berisha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim”, ne lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”.
Përveç Berishës, në pranga ka rënë dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa për sipërmarrësin është caktuar detyrim paraqitje. Malltezi akuzat për korrupsion dhe pastrim parash pas hetimeve disavjeçare lidhur me privatizimin e ish- Kompleksit Sportiv Partizani.