Jamarbër Malltezi ishte në Rinas momentin e arrestimit nga policia për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.
Malltezi ishte duke pritur bashkëshorten e tij Argita (Berisha) Malltezi që po vinte nga një vend i Bashkimit Evropian.
Ky version u deklarua nga ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për mediat menjëherë pas daljes së lajmit për arrestimin e tij.
Sipas vendimit për ekzekutimin e masave të kërkuara nga prokuroria e posaçme, Gjykata vendosi më datë 20 të shqyrtonte dhe të merrte vendimin për arrestimin e Malltezit dhe masën e detyrimit të paraqitjes dhe bllokimit të daljes jashtë vendit për Sali Berishën.
Kërkesa e prokurorisë mban datën e protokollit më 16 tetor një ditë pas ditëlindjes së Sali Berishës i cili këtë vit festoi 79-vjetorin.
Gjykatës i është dashur katër ditë nga shqyrtimi për të të dalë në vendim dhe të miratojë urdhër-arrestet.