Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi me hanxhar dy persona afër Pazarit të Vjetër në Korçë, gjykata lë në burg agresorin


Jonis Mazllem, i cili vetëm tre ditë më parë ka plagosur  me hanxhar dy persona në afërsi të pazarit të vjetër të Korçës është lënë nga gjykata e Korçës në burg deri në përfundim të hetimeve.

Sipas A2 CNN, Avokati mbrojtës i ka kërkuar gjykatës shtrimin e tij në spitalin psikiatrik të Elbasanit pasi klienti i mbrojtur prej tij ka probleme të shëndetit mendor, kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata.

36-vjeçari Jonis Mallzem është shprehur në seancën e masës së sigurisë së të plagosurit prej tij e kanë përndjekur për ta helmuar për shkak të një pasurie të madhe që ka të trashëguar nga gjyshi i tij.

Gjithmonë sipas të dyshuarit për plagosje të rëndë me dashje, ai ka treguar se prej 10 ditësh nuk konsumonte ushqim nga frika e helmimit.

Të njëjtën gjë ka paraqitur për gjyqtarin e çështjes edhe avokati i 36-vjeçarit, çka tregon sipas tij se klienti i tij ka probleme të thella të shëndetit mendor.

Vetëm dy ditë më parë zyrtarisht nga ana e qendrës së shëndetit mendor në Korçë është bërë me dije se Jonis Mazllem nuk është i kartelizuar si person me probleme të shëndetit mendor pranë kësaj qendre.