Vendosni fjalën kyçe....

Begaj në ditën e tretë të vizitës në Kalabri, takon komunitetin arbëresh, nderon poetët De Rada e Serembe


Presidenti Begaj ka nderuar me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ pas vdekjes dy poetët e njohur arbëreshë Jeronim de Rada e Zef Zerembe.

Kreu i shtetit ndodhet në ditën e tretë të vizitës në Kalabri, ku jeton komuniteti arbëresh.

Përveç nderimit të dy figurave të njohura, ai është takuar edhe me biznesmenë arbëreshë të cilët i ftoi që të investojnë në Shqipëri.

“Sot në Macchia Albanese dhe në San Cosmo Albanese nderova dy figura të shquara letrare dhe patriotike arbëreshe me ndikim të jashtëzakonshëm në formimin e ndërgjegjes e letërsisë sonë kombëtare. U përkula me nderim pranë varrit e bustit të Jeronim de Radës, poetit të “Këngëve  të Milosaos”, poetit më me ndikim në shekullin XIX, ideatorit të një letërsie kombëtare shqiptare. Nderova gjithashtu me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” pas vdekjes, Zef Seremben, poetin-pelegrin, që thuri vargje plot ndjenja, ideale, lirika për atdheun e humbur.” – shkruan Begaj në faqen e tij në Facebook.