Ish-kandidati i PD-së së Rithemelimit, Indrit Hoxha e ka cilësuar SPAK me dy standarde në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.
Sipas Hoxhës edhe kryeministri Rama ka bërë të njëjtën gjë po nuk është përpara drejtësisë.
Hoxha përmend rastin e Kinema Republika që Rama e bëri Kinema Milenium por që u shemb më pas dhe mbi të u ndërtua një kullë nga një ndërtues afër kryeministrit.
“Dikur Tirana kishte “Kinema Republika” që Rama e bëri Kinema Milenium, ishte pronë e Bashkisë Tiranë me pas kinemaja u shemb dhe mbi të u ndërtua një kullë nga një ndërtues shume afër Ramës! Nëse SPAK nuk do kishte dy standarde Edi Rama duhet të ishte përpara drejtësisë. Nuk po them për çështjet që Rama akuzohet si Kryeministër i Shqipërisë!”-shkruan Hoxha.