Vendosni fjalën kyçe....

Lideri i lartë i Hamasit: Pengjet do të lirohen nëse Izraeli redukton bombardimet në Gaza


Kryenegociatori i Hamasit tha se të gjithë civilët do të lirohen nëse plotësohen kushtet e duhura.

Në një intervistë pas sulmeve të 7 tetorit, Khaled Meshal tha për Sky News se civilët e mbajtur nga Hamasi do të liroheshin nëse Izraeli do të reduktonte intensitetin e granatimeve të Gazës.

Ai tha se lirimi i pengjeve nuk mund të ndodhë për sa kohë që sulmet ajrore të Izraelit mbeten kaq intensive. “Ne duam që bombardimet e rastësishme, shkatërrimi total dhe gjenocidi të ndalen, në mënyrë që ushtarët e Al-Qassam t’i marrin dhe t’ia dorëzojnë Kryqit të Kuq apo kujtdo tjetër”, theksoi ai.

Messal përsëriti pretendimet se 22 pengje kanë vdekur në sulmet ajrore izraelite, pa thënë se nga cilat vende kanë ardhur, por se shumë prej tyre janë izraelitë. Në të njëjtën kohë, ai nuk donte të mbante një qëndrim nëse Hamasi do të ndalonte plotësisht negociatat për pengjet nëse Izraeli vazhdon me një pushtim tokësor të Gazës.

Siç vë në dukje media britanike, Khaled Mashal është një figurë e fuqishme brenda Hamasit, i cili i mbijetoi një atentati izraelit ndaj tij gati tre dekada më parë.