Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni “Tempulli”/ Shpërndanin kanabis në shkollat e kryeqytetit, në pranga 5 të rinj


Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë të rinj, të cilët shpërndanin kanabis në afërsi të shkollave në kryeqytet, në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Mësohet se janë sekuestruar 163 doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje, 1 grirëse metalike dhe 5 celularë, ndërsa në pranga kanë përfunduar shtetasit K. B., 19 vjeç, M. B., 19 vjeç, F. Z., 20 vjeç, B. Z., 18 vjeç, dhe një shtetas 16 vjeç.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.

Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave, nga një grup i përbërë nga 5 shtetas, të cilët u kapën dhe u vunë në pranga.

Sekuestrohen 163 doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje, 1 grirëse metalike dhe 5 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se 5 shtetas shitnin lëndë narkotike kanabis, në afërsi të shkollave në zona të ndryshme në Tiranë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në afërsi të një shkolle, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, u kapën dhe arrestuan shtetasit K. B., 19 vjeç, M. B., 19 vjeç, F. Z., 20 vjeç, B. Z., 18 vjeç, dhe një shtetas 16 vjeç.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 163 doza me lëndë narkotike kanabis gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në afërsi të shkollave të ndryshme në Tiranë.

Lënda narkotike, një grirëse metalike dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, njofton policia.