Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata rrëzon avokatët e Belerit, ata kërkojnë përjashtimin e trupit gjykues


Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore.

Sipas trupit gjykues kërkese ishte e pabazuar në ligj.

Trupa gjykuese ka kërkuar pas kësaj përjashtimin e trupit gjykues.

Argumenti i tyre ishte se vendimi i gjykatës u argumentua me papërdorshmërinë e provave ndërkohë që ata kërkuan vetëm pafvlefshmërinë e tyre.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Ai akuzohet pë blerje votash, akuza të cilat i ka mohuar me forcë. Arrestimi i tij është bërë mollë sherri mes Tiranës e Athinës që kanë shkëmbyer deklarata aspak diplomatike mes tyre.