Ish-kryeministri Berisha ka njoftuar mbledhjen e kryesisë së grupit që drejton.
Në njoftimin për shtyp bëhet me dije se në qendër të diskutimeve do jenë zhvillimet e fundit politike e tema të tjera.
Takimi është lajmëruar për në orën 12 të mesditës. Mbledhja vjen tre ditë pa arrestimit të dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi e bllokimit të pasaportës së Berishës.
Ky i fundit i ka quajtur, politike, të pabaza e në shkelje të ligjit e Kushtetutës akuzat ndaj tij dhe Malltezit si dhe vendimin për bllokimin e pasaportës.
Ai është thirrur për të dëshmuar nga Gjykata e Posaçme por sqaroi sot se do e bëjë këtë vetëm pasi ajo të heqë masën antikushtetuese ndaj tij për bllokimin e pasportës.