Avokati i Sali Berishës Genc Gjokutaj, tha sot se ish-kryeministri ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka për shpërdorim detyre.
Ai e bëri deklaratën pas daljes nga SPAK se vendimi i saj për bllokimin e lëvizjes së Berishës është shkelje e Kushtetutës e për këtë arsye është kërkuar përjashtimi i saj.
“Nga ana e Berishës sot është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes, për shpërdorim detyre, sepse vendimi është në shkelje të Kushtetutës. Kemi kërkuar përjashtimin e Irena Gjoka. Gjykimi është ndërprerë për të shqyrtuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit për përjashtimin e saj. Ne nuk vijmë këtu që të na jepen dy tre orë dhe të lexohen 2 mijë faqe, ne do presim vendimin e gjykatës dhe procesin me njohjen.” – deklaroi Gjokutaj.