Rusia i bëri thirrje grupit palestinez Hamas që të lirojë të gjithë pengjet e tij “urgjentisht dhe menjëherë”.
“Të gjithë pengjet duhet të lirohen urgjentisht, menjëherë, ky është qëndrimi ynë i vendosur. Ne, natyrisht, i bëjmë thirrje Hamasit të sigurohet që të gjithë pengjet të lirohen”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, përcjell agjencia e lajmeve Tass.
Ai tha më tej se Rusia është në kontakt me “të gjitha palët e ndërlidhura me konfliktin” në lidhje me lirimin e shtetasve rusë.
“Në të vërtetë, ne ende nuk kemi pasur qasje, por do të vazhdojmë këto përpjekje”, tha Peskov, duke shtuar se ata nuk kanë ende informacion të saktë se si dhe kur mund të lirohen shtetasit rusë.
Konflikti në Gaza, i cili ka qenë nën bombardimet izraelite dhe një bllokadë që nga 7 tetori, filloi kur grupi palestinez Hamas filloi Operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i papritur i shumëanshëm që përfshinte lëshimin e një breshërie raketash dhe infiltrime në Izrael nga tokës, detit dhe ajrit.