Vendosni fjalën kyçe....

Princi i kurorës saudite i thotë Bidenit se përshkallëzimi ushtarak në Gaza duhet të ndalet


 

Princi i kurorës saudit Mohammed bin Salman theksoi të martën domosdoshmërinë e ndalimit të përshkallëzimit ushtarak midis forcave izraelite dhe palestineze në Rripin e Gazës, duke pohuar se ai nuk pranon çdo zhvendosje të detyruar të palestinezëve.

Deklaratat e tij erdhën gjatë një telefonate që ai mori nga presidenti amerikan Joe Biden, sipas agjencisë zyrtare të shtypit saudit (SPA), përcjell AA.

“Gjatë thirrjes u diskutua përshkallëzimin ushtarak që po ndodh aktualisht në Gaza dhe përpjekjet që po bëhen në lidhje me të”, tha SPA.

Bin Salman theksoi “nevojën për të punuar menjëherë për të diskutuar mënyrat për të ndaluar operacionet ushtarake që kanë marrë jetën e njerëzve të pafajshëm dhe për të refuzuar shënjestrimin e civilëve në çfarëdo mënyre ose shënjestrimin e infrastrukturës dhe interesave jetike që prekin jetën e tyre të përditshme ose zhvendosjen e detyruar”.

Ai gjithashtu theksoi “nevojen për qetësi, ndalimin e përshkallëzimit dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës, duke ndikuar në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.

Princi i kurorës saudit bëri thirrje gjithashtu për heqjen e rrethimit të Gazës dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar, si dhe lejimin e hyrjes së ndihmës në enklavë.

Gjatë bisedës, Biden falënderoi bin Salmanin për “përpjekjet e tij për të ulur ritmin e përshkallëzimit dhe për të parandaluar zgjerimin e tij në rajon”.

Izraeli nisi një fushatë të pamëshirshme bombardimi në Gaza pas një sulmi të befasishëm nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, duke i vënë banorët e enklavës nën një rrethim total dhe një bllokadë të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve mjekësore.

Gati 7,200 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 5,791 palestinezë dhe 1,400 izraelitë.