Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu i drejtohet popullit të tij: Së shpejti pushtojmë Gazën


Lufta në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës ka hyrë tashmë në ditën e 19-të të saj. Sot kryeministri izraelit mbajti një fjalim ku iu drejtua poopullit të tij. Në fjalim ai shprehet se po bëhen përgatitjet e fundit që të pushtohet Gaza.

Deri më tani Izraeli ka vonuar në pushitmin e Gazës për shkak se po pret sistemin anti-ajror amerikan.

Megjithatë qëndrime të ashpra kundër Izraelit ka patur nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan duke mos e cilësuar si organizatë terroriste Hamasin, por duke thënë se luftëtarët e e tij janë çlirimtarë të tokës së tyre.

Ndërsa sekretari i OKB-së Guterres u shpreh se revolta e palestinezëve nuk erdhi nga hiçi, pasi Palestina sipas tij ka qenë 56 vjet nën pushtim.

Nga ana tjetër Papa Francesku ka bërë thirrje për lirimin e pengjeve nga Hamasi si dhe për ndihma humanitare në Gaza.