Vendosni fjalën kyçe....

Gafa e presidentit të senatit në Itali me Jorida Tabakun (Video)


Presidenti i senatit në Itali, Ignazio La Russa, në fund të komunikimit të kryeministres Giorgia Meloni, ka bërë një gafë në parlament në lidhje me deputeten shqiptare Jorida Tabaku.

‘A është ajo shqiptarja akoma atje?’ pyeti La Russa nëpunësit, por pa e kuptuar që mikrofoni i tij ishte i hapur, shkruan La Repubblica.

Pas marrjes së konfirmimit, La Russa deklaroi më pas: “Shfrytëzoj rastin të përshëndes të nderuarën Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Integrimit Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, e cila e shoqëruar nga një delegacion po na viziton”.

Pas incidentit, shumë përdorues të mediave sociale akuzuan presidentin e senatit për racizëm.