Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Profesor Abi Malltezit iu vendos sekuestro brenda një ore, ndërsa Pëllumb Gjokës pasi zbrazi llogaritë bankare


Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët se urdhri i gjykatës për paraqitjen e tij dy herë në muaj pranë oficerëve gjyqësorë është i paligjshëm.

Ai u shpreh se avokatja e caktuar nga shteti që e përfaqësoi atë në seancën e djeshme ishte “fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe është e paligjshme”.

Dje gjykata vendosi që të hënën e parë të çdo muaji të paraqiteni para oficeres gjyqësore, a do shkoni?

Berisha: Urdhri i gjykatës është i paligjshëm, ajo që më përfaqësoi mua aty ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe është e paligjshme. Do të thotë e paligjshme.

Sipas tij, avokatja e caktuar nga shteti, Valentina Teodoresku për të mbrojtur interesat e tij ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

Ndërsa i pyetur për veprimet e fundit të SPAK, ku ka sekuestruar pasuritë e Pëllumb Gjokës, Berisha tha se Jamarbër Malltëzit ia sekuestruan brenda një ore, ndërsa Gjokës, pasi i zbrazi llogaritë bankare.

“Profesor Abi Malltezit pa provuar pas tri vitesh asnjë shkelje ligjore i vendosin sekuestro brenda orës për të gjitha pronat e tij. Vrasësit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të skapistëve kriminele u detyruan ti vendosin sekuestron megjithëse duhet të dini një gjë, regjistrimet e bisedave dhe mesazheve në Encrochat  sky ECC, gjykata franceze i ka pranuar si prova të mirëfillta.

Kanë kaluar dy muaj apo tre muaj dhe dje u kujtuan se ky problem ekziston. Merrni vesh ju tani çfarë organizate është Skapi. Për Pëllumb Gokën e Edi Ramës u kujtuan dje, ndërsa për këtë u kujtuan brenda një ore.

Pëllumb Gjokës iu dha mundësia që të zbrazte të gjitha llogaritë bankare. Kjo sekuestro iu vendos pasi zbrazi të gjitha llogaritë”, tha Berisha.