Vendosni fjalën kyçe....

‘Gërdeci’/ Zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut që ishte mbikëqyrës në procesin e demontimit


Zbardhet dëshmia në GJKKO e Zabit Çukut, ish-ushtarak që ishte mbikëqyrës në procesin e demontimit të armëve në Gërdec.

Sipas BW ai pretendoi para gjykatës se ka pasur masa kundër zjarrit në punishte, për të paraprirë çdo rast rreziku. Ndërkohë, seanca është ndërprerë për disa minuta, për të rinisur sërish. 15 vite pas shpërthimit të punishtes së demontimit të armëve në Gërdec, ish-ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadrin ushtarak komandues.

Kujtojmë se në seancat gjyqësore për procesin ‘Gërdeci’, po thirren dëshmitarë, mes tyre edhe familjarë të viktimave.