Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Po të bekoja bashkëqeverisjen nuk do shpallesha non-grata dhe as nuk do më burgosej dhëndri


Kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se non grata e tij mund të ishte shmangur në vitin 2021.

Sipas tij kjo do bëhej e mundur nëse do kishte bekuar bashkëqeverisjen mes PD-së dhe PS-së.

Madje sipas Berishës nëse do kishte dhënë uratën për bashkëqeverisje as dhëndri i tij nuk do burgosej.

Kjo histori për të cilën jemi sot këtu, fillon në prillin e 2021, kur zgjedhjet ishin mbyllur në tavolinë, pavarësisht nga lumenjtë e djersës së popullit opozitar. Kërkoi uratën e Berishës për bashkëqeverisje… Nëse do pranoja atë kontratë sot nuk do isha non-grata, nuk do kisha dhëndrin padrejtësisht në burg. Por si ta pranoja këtë pazar me Ramën? Pluralizmi është fëmija im, s’mundet kurrë që unë të bëja një kompromis të tillë për të asgjësuar pluralizmin që sollën më ’90. Pasi refuzova këtë propozim, Rama shtiu plumbin e radhës ndaj opozitës”, tha Berisha.