Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Mbështesim SPAK-un, kush ka abuzuar me paratë e shqiptarëve të përgjigjet para ligjit


Kreu i PD-së zyrtare, Lulzim Basha pas takimeve me banorë të Njësisë 7 në Tiranë është deklaruar edhe për hetimet e SPAK te politikanët.

Edhe pse nuk përmend dhe ska folur ende drejtpërdrejt për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, kreu i PD-së shprehu inkurajimin e PD për SPAK që kushdo që ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve të përgjigjet para ligjit.

Kjo situatë ka detyruar të rinjtë të emigrojnë masivisht, ndërsa qeveria vazhdon të çojë paratë e shqiptarëve të koncesionet korruptive, siç janë inceneratorët, strelizimi etj, para që përfundojnë në xhepat e pushtetarëve. Praktikat e deritanishne që pasuritë e shumta të vendit, kthehen në të mira materiale për një grup njerëzish në lidhje me qeverinë duhet të marrë fund. Për këtë ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK, që kushdo që ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve të përgjigjet para ligjit. Lufta kundër korrupsionit në çdo nivel dhe në çdo kohë duhet të jetë prioritet kombëtar”, – shkruan Basha.