Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Tempulli” në Durrës


 Policia ke vënë në pranga Aneo Gashin,  31-vjeçarin e shpallur në kërkim ne kuadër të opercionit të koduar “Tempulli”.

Operacioni është ende në vijueshmëri.

Aneo Gashi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Durrës– Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 31-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale, të kryera në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kapën dhe ndaluan shtetasin Aneo Gashi, 31 vjeç, banues në Durrës.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës na nxjerrë urdhërin e ndalimit dhe ka shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.