Vendosni fjalën kyçe....

Gazment Bardhi thirrje deputetëve të përjashtuar: Të mblidhemi grup dhe të shkojmë në seancë


Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi u ka kërkuar deputetëve të përjashtuar të jenë të pranishëm gjatë seances së nesërme në Kuvend.

“Të mblidhemi grup dhe të shkojmë në seancë”, ka deklaruar ai.

Bardhi ka kërkuar që ligjvënësit opozitarë të mblidhen rreth orës 16:30 në Parlament dhe të futem grup në Kuvend.

Ndërsa seanca parlamentare është parashikuar të fillojë në 17:00.

Komisioni i Etikës përjashtoi 23 deputetë të opozitës nga seanca e fundit të Parlamentit, pasi rrëzuan karriget e ministrave dhe nuk lejuan të zhvillohej normalisht seanca.

Me kërkesë të socialistëve, midis deputetëve të përjashtuar janë edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.