Anëtari i Këshillit i Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka deklaruar në emisionin “Bilardo” në MCN Tv se PD-ja është themeluar në autobus nga Azem Hajdari dhe Arben Imami.
Kulluri tha se Berisha ka qenë në mesin e themeluesve, por nuk është ai personi që e ka themeluar partinë.
Azemi me Imamin e kanë themeluar partinë në autobus. Po e them sot për herë të parë se edhe vet Imami nuk ka folur. Në autobusin që kanë dalë nga Pallati i Brigadave, në takimin me Ramiz Alinë. Është thënë fjala parti politike për herë të parë dhe është shpallur në shesh pasi kanë zbritur nga autobusi. Z.Berisha është te themeluesit e PD, por nuk e ka themeluar PD-në. Kanë qenë këta, studentët, dhe i vetmi pedagog ka qenë Imami, Arben Demeti dhe Budina. Berisha s’ka qenë në takim me studentët dhe nuk ka anonçuar themelimin e PD. Pastaj u kthye në mitin e turmave dhe popullit demokrat me aftësitë e tij.
Leka Meksi është zgjedhur kryetar partie për pak orë në PD. Është bërë një mbledhje te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. Pas disa orësh mbledhja është quajtur e parregullt nga komisioni nismëtar, dhe Imami me Hajdarin kanë kthyer gjithë situatën, dhe atë ditë është zgjedhur Sali Berishën kryetar partie. Aleksandër Meksi nuk arriti përfundimisht të bëhej kryetar i PD. E rrëzuan këta në votim. Sepse mbledhja u bë pa praninë e Azemit dhe Benin, u bë një mbledhje pa lajmëruar gjithë Kryesinë. Aty filluan pakënaqsitë e para brenda”.
Kulluri vuri në dukje se problemi kryesor që ka sot opozita është problemi i lidershipit jo demokratik.
Në demokraci s’ka vend për idhujtari. Unë mendoj që problemi kryesor që ka opozita, kriza e saj themelore është problemi i lidershipit jo demokratik në sjellje dhe paqartësia politike. S’ka pasur një projekt politik pas vitit 2013. Është një parti që ka ecur në kakofoni, në kaos”.