Vendosni fjalën kyçe....

Nis me përplasje fizike mes deputetëve seanca e sotme në Kuvend (Video)


Nis me përplasje seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Deputetët e opozitës dhe mazhorancës janë përleshur fizikisht në Kuvend. Deputeti Bledion Nallbati goditi depoutetin socialist, Vullnet Sina.

Ky i fundit mori fjalën në Parlament për të shprehur shqetësimet për banorët që përfaqëson por deputetët e opozitës që bllokuan foltoren, kërkuan që ai të ndërpriste fjalën.

Kujtojmë se kjo seancë mbahet ditën e sotme pasi në seancën e fundit deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin në kushte normale të seancës, e cila u shty.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u ka kërkuar deputetëve të Partisë Demokratike që të ulen në vendet e tyre dhe që seanca të zhvillohet normalisht, por deputetët kanë refuzuar kategorikisht duke mbajtur qëndrimin e tyre.