Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e Rithemelimit bllokuan Komisionin e Ekonomisë, socialistët presin mbledhjen online me tepsi bakllavaje


Komisioni i Ekonomisë do të mblidhet online në orën 16:00.Kjo është zgjidhja e gjetur pasi grupi i Berishës bllokoi socialistët, duke mos i lënë të hynin në sallën ku do të zhvillohej mbledhja për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe paketës fiskale.

Pas kësaj mazhoranca iu drejtua një lokali për të përfunduar miratimin e buxhetit.

Ndërkohë, deputeti Erion Braçe ka postuar një video në instagram ku shihen deputetët socialistë të ulur në një kafene pranë Kuvendit për të pritur nisjen e mbledhjes edhe me një tepsi e vogël me bakllava në mës tavoline.

NE, GATI PER MBLEDHJEN E KOMISIONIT TE EKONOMISE;
BUXHETI I SHTETIT PER VITIN 2024,
PAKETA FISKALE PER VITIN 2024!
Rrogat, PENSIONET, Taksat-perfshi TVSH per meshqerrat shtatezena e jo vetem, bletet dhe insektet e mira per produkte BIOLOGJIKE per supermarketet e gjithe EVROPES!
VO: Bakllavaja e bere me grurin e ri, miellin prej tij, bere ne MYZEQE!”, shkruan deputeti krahas videos.

Fakti që u ulën në një lokal për miratimin e buxhetit, u konsiderua nga Berisha në fjalën e tij para gazetarëve, si një shkelje klandestine ndaj Kuvendit, pasi sipas tij, ky institucion ka humbur çdo të drejtë funksioni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)