Çmimet e qirave të apartamenteve në Tokio janë jashtëzakonisht të larta, kështu që apartamentet e lira që mund të merren me qira për 250 euro në muaj janë të njohura në mesin e japonezëve.
Edhe pse janë të lira, këto apartamente janë jashtëzakonisht të vogla, ndonjëherë kanë vetëm disa metra katrorë.
YouTuberi japonezi Usui jeton në një nga këto mikro-apartamente prej shtatë metrash katrorë në Tokio. Ai poston rregullisht video në kanalin e tij “Jeta në një apartament mikro”.
Edhe pse nuk ka shumë hapësirë në apartament, Usui thotë se ka gjithçka që i nevojitet për të jetuar.
Hapësira më e madhe në apartament është dhoma e gjumit, ku ka një shtrat, një tavolinë me një karrige dhe një lavatriçe.
Në shtatë metra katrorë ka vend edhe për një mini-banjo me dush dhe tualet, si dhe një lavaman dhe hapësirë e vogël.
Kur Usui dëshiron të gatuajë, ai përdor një tenxhere me induksion, por shumicën e vakteve i ha jashtë.
Qiraja mujore e apartamentit është 39000 jen ose rreth 250 euro.