Vendosni fjalën kyçe....

Turqia nuk përshpejton ratifikimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO


Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit turk do të diskutojë ratifikimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO si pjesë e agjendës së saj të rregullt pasi çështja nuk ishte aq urgjente për Ankaranë sa për disa vende të tjera.

Presidenti Erdogan paraqiti në parlament muajin e kaluar projektligjin e ratifikimit për ofertën e anëtarësimit të Suedisë në NATO , një veprim i mirëpritur nga Stokholmi pasi do t’i hapte rrugën asaj për t’u bashkuar me aleancën e mbrojtjes perëndimore, shkruan Reuters.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se ai dëshiron një “votim të shpejtë” nga parlamenti i Turqisë dhe se procesi “po shkonte mirë”. Por kryetari i komitetit të punëve të jashtme të parlamentit, Fuat Oktay tha se Turqia nuk po nxitonte.

“Anëtarësimi i Suedisë në NATO është vetëm një nga marrëveshjet ndërkombëtare në axhendën tonë në pritje të ratifikimit,” deklaroi Oktay në një takim me ligjvënësit.