Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, deklaroi në emisionin “Open” se nuk ka për të pasur një jetë parlamentare normale për aq kohë sa Parlamenti i mohohen të drejtat opozitës për kontrollin e ekzekutivit.
Vokshi u shpreh më tej se protesta e opozitës nuk është për çështje personale, individuale, por për qytetarët.
“Do doja të isha brenda, por nuk mundesha pasi jam e përjashtuar për të tretën herë nga mazhoranca socialiste se unë kam bërë detyrën time si deputete. Është një reagim iu paralajmëruar para disa javësh, ku opozita duke shfrytëzuar një ditë të rëndësishme një rezolutë për Kosovë. Opozitës nuk i është dhënë as mundësia të shprehet. U ngrit komisioni hetimor, por Alibeaj e ‘vdiq’ këtë komision. Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit nuk parashikon votim. Nëse komisionet hetimore janë një instrument, nuk është vetëm për opozitën, por edhe për Parlamentin.
Protesta jonë s’ka të bëjë me çështje personale, individuale, por për qytetarët. Janë 8 komisione, 8 çështje të interesit publik. Koncesioni në shëndetësi është bërë transparent. Ku kanë shkuan 450 mln euro? Pse nuk ngrihet komisioni hetimor për çështjen e Ramës dhe McGonigal? Sepse do shkojë të Rama. Ramës i ka ngelur vetëm opozita që po bën çdo gjë të mundur për ta copëzuar. Mirëpo i ka dalë nga kontrolli bashkimi i 45 deputetëve? Ndaj po vepron. A kam të drejtë unë si deputete të protestoj? Nuk ka për të pasur një jetë parlamentare normale për aq kohë sa opozitës, parlamentit i mohohen të drejtat për kontrollin e ekzekutivit”, u shpreh Vokshi.