Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësi në Dhërmi u rrëzua nga lartësia dhe humbi jetën, policia arreston drejtuesin teknik të kompanisë së ndërtimit


Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të kompanisë së ndërtimit ku humbi jetën ditën e djeshme një punonjës pasi ra nga lartësia.

Shtetasi me iniciale T.P 31- vjeç sipas policisë u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 44-vjeçar që ra nga lartësia e një objekti në ndërtim, gjatë punës, dhe për pasojë humbi jetën gjatë rrugës për në spital, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin T. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i kompanisë së ndërtimit që kryente punimet në këtë objekt”- njofton policia.