Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sina është marrë sot në pyetje në Prokurorinë e Posaçme nga agjentët e BKH për incidentin në Kuvend ku u godit me grusht nga kolegu demokrat Bledion Nallbati.
Deputeti ka dhënë sqarime mbi ngjarjen pas kallëzimit të bërë nga grupi parlamentar socialist.
Dy deputetët u konfliktuan në Kuvend pasi opozita ndërmori një lëvizje për të bllokuar jetën parlamentare pasi shumica socialiste refuzon të miratojë komisionet parlamentare të kërkuar prej tyre.